×
  • Lajme
  • Botë

    Rusia pohon se ka bërë gati një medikament për shërimin e koronavirusit

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 14:59

    Agjensia Federale Ruse për Biomjekësi ka përgatitur një preparat për trajtimin e koronavirusit bazuar në medikamentin antimalarie, thuhet në njoftimin për shtyp të organizatës.


    Kjo përgatitje bllokon efektet citopatologjike të koronavirusit në nivelin qelizor dhe ndalon shumëzimin e tij, thuhet në njoftim.

    Për më tepër, ky medikament thuhet se bllokon çdo inflamacion që ndodh pasi një person është i infektuar.

    Prandaj, sipas Agjencisë Ruse, kjo përgatitje siguron trajtim efektiv të pacientëve me koronavirus në faza të ndryshme të infeksionit.

    Kujtojmë, Organizata Botërore e Shëndetit më 11 Mars shpalli virusin COVID-19 pandemi. Rastet e para të infeksionit me këtë virus u regjistruan në fund të vitit 2019 në Kinë.

    Deri më tani, 597,458 njerëz janë infektuar me koronavirus në botë dhe 27.370 kanë vdekur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!