Mjekëve që kontrollojnë të izoluarit në Qendrën Studentore, ju kanë shtuar edhe disa vullnetarë.
Janë rreth 25 persona që tash e disa ditë po ofrojnë asistencë vullnetare me shërbimet mjekësore por edhe ato logjistike.
Ata kanë ardhur për tu dalë në ndihmë mjekëve që po merren me të izoluarit.
Siç shihet në pamje vullneti i tyre për të dhënë kontribut në këtë situatë është shumë i madh.
Kujtojmë se në Qendrën Studentore janë vendosur në izolim edhe rreth 55 kosovarë që erdhën në Kosovë nga vende të ndryshme të botës./Reporteri.net