Sot rreth orës 13:30 një person ka shtënë me armë drejt zyrtarit policor Z.J, në afërsi të një marketi në fshatin Verbovc të Komunës së Kllokotit.
Sic tregojnë burime të Reporteri.net, zyrtari policor është trajtuar fillimisht në Spitalin Regjional të Gjilanit, mirëpo është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi plumbi e ka kapur në pjesë vitale të trupit.
Mësohet se polici i plagosur ishte jashtë detyrës në momentin e plagosjes dhe motivet lidhen me një mosmarrëveshje të mëhershme me personin që ka shtënë me armë.
Policia e ka klasifikuar këtë rast si “Vrasje e rëndë në tentativë”, për cka është në ndalim për 48 orë personi i dyshuar.
Vlen të theksohet se zyrtari policor i plagosur por edhe personi i arrestuar nën dyshimin për plagosje, janë të komunitetit serb./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.