Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar cilat do të jenë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte pas orës 17:00 në kryeqytet
“Pesë barnatoret e mëposhtme punojnë sonte edhe pas orës 17:00, për çdo rast urgjent që mund të kenë qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndërkohë Tahiri të shtunën ka njoftuar se pas vendimit të ri të Qeverisë, për ndryshimine orarit të lëvizjes, barnatoret në Prishtinë do të punojnë me rotacion.
“Me vendimin e ri, kufizohet edhe orari i punës së barnatoreve deri në ora 17:00. Por, pas kësaj ore, do të ketë barnatore kujdestare çdo natë, me rotacion. Listat e kujdestarive të tilla do t’i publikojmë, për dy arsye: 1. Ta dinë qytetarët se ku mund të furnizohen pas orës 17:00; 2. Të na njoftojnë neve si Inspekcion, ose Policinë, në rast se shohin barnatore tjera të hapura përtej orarit”, ka theksuar Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.