Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se po vijojnë ndihmat e dhëna për familjet në nevojë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se vetëm sot janë ndihmuar 5848 familje me gjëra ushqimore dhe barna mjekësore, njofton Klan Kosova.
Mes tjerash Rama bëri me dije se prejse ka filluar ky operacion humanitar janë vizituar 107.128 familje.
Ky është postimi i plotë i Ramës:
? SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!
FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË
? DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.