×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtohen edhe disa fluturime që planifikohen të bëhen këtë javë nga Aeroporti i Prishtinës

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 8:36

    Që nga data 13 mars në Kosovë u konfirmuan rastet e para të prekur me COVID-19.


    Si pasojë e kësaj Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

    Ndër to edhe zvogëlimi i numrit të fluturimeve përmes aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

    Por gjatë kësaj jave do të realizohen disa fluturime nga Prishtina për në Zvicër, Gjermani dhe Suedi

    Njoftimi i plotë nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Kosovës “Adem Jashari”:

    INFORMACION I RI!!!!

    Janë shtuar edhe dy fluturime në nisje më datë 4 dhe 5 Prill 2020 !!!!

    Fluturimet e planifikuara për javën që vie janë si vijon:

    1 Prill 2020/Dy fluturime

    GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:20) CHAIR

    GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 18:20) CHAIR

    3 Prill 2020/Një fluturim

    GM6143 Prishtinë – Malmo (ora 11:35) CHAIR

    4 Prill 2020/Dy fluturime

    EW5703 Prishtinë – Dusseldorf (ora 15:00) EUROWINGS

    GM6075 Prishtinë – Basel (ora 11:45) CHAIR

    5 Prill 2020/Një fluturim

    GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 11:45) CHAIR

    Për ndonjë ndryshim eventual në nisjet e planifikuara, ju lutemi të jeni në kontakt me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!