Presidenti Hashim Thaci ka përfunduar takimin me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.
President i Kosovës ka thënë se do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova pas shkarkimit të Qeverisë, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, Thaci në takim me ambasadorët ka biseduar për një qeveri të re e cila, sipas tij, duhet të jetë stabile.
“Pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaci.
Ndryshe, përvec Apostolovës, në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës dhe Ambasadori i Italisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.