Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se do të shkojnë në zgjedhje sipas kushtetutës, pasi sipas tij, deri atëherë do të kemi një qeveri në detyrë.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi thotë se vullnetin dhe përcaktimin e sovranit nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përfunduar planin e tij dhe sipas tij kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19.
“Nga këtu shkojmë në zgjedhje sipas kushtetutës, matemi me votë, ndërsa deri atëherë do të kemi një qeveri në detyrë, e cila po kryen me sukses detyrat dhe përgjegjësitë e saj”, ka shkruar Abazi.
Ai po ashtu ka shkruar edhe për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu”, ka shkruar Abazi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.