Profesor Milazim Kraniqi, thotë se vendimi për nisjen e hetimeve kundër kreut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që përmendi mundësinë e vëllavrasjes dhe mbajtjes së pushtetit me dhunë, është veprim i duhur i policisë.
Ai thotë se kjo duhet të vlejë për secilin person që bën thirrje për dhunë, për mbajtjen a marrjen e pushtetit me dhunë, ose për përmbysjen e rendit kushtetues, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Nisja e hetimeve kundër Agim Bahtrit, i cili ka përmendur mundësinë e vëllavrasjes dhe mbajtjes së pushtetit me dhunë, është veprim i duhur i prokurorisë.
Kjo duhet të vlejë për secilin person që bën thirrje për dhunë, për mbajtjen a marrjen e pushtetit me dhunë, ose për përmbysjen e rendit kushtetues.
Zakonisht kur ka krizë politike, prokuroria duhet të fuqizohet dhe të bëhet garant i ruajtjes së stabilitetit dhe shtetit ligjor. Prokuroria do të duhej të adresonte urgjentisht edhe thirrjet për dhunë që po bëhen në rrjete sociale. Bile shumë nga ato thirrje janë më eksplicite dhe më të rrezikshme se sa deklarata e Agim Bahtirit. Dhe adresa u gjendet lehtë sepse janë politikisht të dirigjuara.
https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/2769869606463236