×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti Thaçi e fton Kurtin të parin në takim

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 17:43

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i ftuari i parë i Presidentit të Kosovës, në kuadër të procesit të konsultimeve me partitë politike.


    Në ftesën e siguruar, Presidenti Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit për konsultime në Presidencë.

    “Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë do të ndërmarr hapat e përcaktuar në Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për të diskutuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në këtë ftesë.

    Më tej në shkresën e Presidentit dërguar Kurtit shkruan se takimi do të mbahet më 01.04.2010, duke filluar nga ora 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!