Nga rregullat e reja të shtetrrethimit, përjashtohen pesionistët, të cilët sot u panë në masë në Tiranë.
Megjithatë, kësaj here, dalja nga shtëpia ishte për të siguruar bukë dhe ilaçe, pasi institucionet edne nuk kanë marrë masa për ti plotësuar kushtet për izolim të plotë.
“Pensionistët nuk mund të aplikojnë dot në këtë sistem sepse përgjigjia do të jetë negative. Pensionistët duhet të qëndrojnë në shtëpi” deklaroi Rama.
Por dita e parë me këtë rregull të ri të shtetrrethimit, i gjeti të moshuarit në rrugë, edhe pse më të paktë në numër.
Disa prej tyre, nuk janë në dijeni se janë përjashtuar nga çdo kategori e personave që mund të autorizohen për të dalë.
“Se kam dëgjuar”.
Të tjerë, si leje përdorin recetën e ilaçeve, që në çdo rast e kanë me vete.
“Kam dalë të kërkoj këto ilaçe se më duhen, do të shkoj të ble dhe bukë dhe do të kthehem në shtëpi”.
Thonë se dërgimin e ilaçeve në shtëpi e kanë dëgjuar vetëm në lajme, pasi deri më tani, asnjë institucion su ka ardhur në ndihmë.
“Kush të më marrë ilaçet mua, më kanë mbaruar që mbrëmë. Nuk ka ardhur njeri”.
Sipas statistikave të koronavirusit, të moshuarit konsiderohen kategoria më e rrezikuar nga infeksioni që ka prekur dhe Shqipërinë nga fillimi i muajit mars.