×
  • Lajme
  • Botë

    Koronavirusi nuk ndalet në Itali, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 18:45

    Përgjatë ditës së sotme, janë raportuar më se 812 vdekje lidhur me koronavirusin.


    Raporti 24-orësh është publikuar në platformën Worldometer. Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve të arrijë në 11,591, duke e bërë vendin me numrin më të madh të humbjes së jetëve nga virusi.

    Ndërkohë, vendi ka raportuar mbi katër mijë raste të reja të infektuar me pandeminë e koronavirusit. Bilanci i përgjithshëm i të prekurve në Itali ka arritur në 101,739.

    Evropa është konsideruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si vatra e COVID-19.

    Deri më tani, shteti me numrin më të madh të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Spanja dhe Gjermania vazhdojnë të raportojnë numër të madh të rasteve përgjatë periudhës 24-orëshe./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!