Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e tretë për Covid-19.
Megjithatë ajo do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë, sipas zëdhënësit Seibert.
Merkel ka qëndruar në karantinë që prej 22 marsit pasi pati kontakte me një mjek i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryjë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.
Megjithëse e izoluar në shtëpinë e saj, Merkel ka mbajtur takime qeveritare përmes video konferencave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.