Komuna e Prishtinës ka disa ditë që ka filluar procesin e dezinfektimit dhe pajisjen me dezinfektues të 300 hyrjeve kolektive në kryeqytet, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.
Pas dezinfektimit për banorët aty është vendosur edhe një dezinfektues për duar, në mënyrë që banorëve të ua kujtojë se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të dezinfektojnë duart.
Kujtojmë se totali i kosovarëve të infektuar me Coronavirus tashmë rezulton 106 persona, ku pas Malishevës, Prishtina ka numrin më të madh të të infektuarve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.