×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan shkruan për Kurtin: Nuk do të marr mbështetje nga SHBA pa e hequr taksën

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 9:13

    Profesori amerikan dhe eksperti i njohur i çështjeve politike, Alon Ben-Meir, ka thënë se Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dashur ta dijë se nuk do të marrë mbështetje nga SHBA dhe BE, derisa nuk heq taksat. Teksa tutje, e konsideron liderin e VV’së si person të gatshëm për konflikte


    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir ka theksuar se vendit i duhet një Qeveria e qëndrueshme dhe që të merret mirë me këtë krizë, e jo dikush si Albin Kurti.

    “Kurti duhet të kishte ditur që ai nuk do të merrte mbështetje as nga BE dhe as nga SHBA për sa kohë që tarifa e vendosur nga Kosovës për mallrat serbe mbetet në fuqi. Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe plotësisht funksionale për t’u marrë me këtë krizë, dhe jo dikush si Kurti i cili është i gatshëm të krijojë konflikte pa ndalesë me partnerë ndërkombëtarë dhe partnerët e koalicioni”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!