Rrjetet e famshme sociale, Facebook dhe Twitter, ua kanë fshirë postimet disa liderëve botërorë për shkak të përhapjes së informatave të rreme për koronavirusin.
Facebook ia ka fshirë një video presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro, në të cilën thuhej se hidroksiklorokina është tërësisht efektive për trajtimin e koronavirusit.
Ky politikan vazhdimisht e ka nënvlerësuar rrezikun nga virusi dhe ka bërë thirrje që qytetarët t’i injorojnë këshillat e mjekëve për distancim social.
Twitter ia ka fshirë një postim presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në lidhje me një trajtim shtëpiak të koronavirusit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Të dyja këto rrjete sociale rrallë ndërhyjnë në postimet e liderëve botërorë, edhe në rastet kur ato përmbajnë të dhëna të pavërteta.
Megjithatë, ato janë nën presion për t’i luftuar lajmet e rreme që po përhapen rreth koronavirusit, duke i shtyrë që t’i forcojnë rregullat dhe të zotohen për luftë më të ashpër ndaj dezinformatave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.