×
  • Lajme
  • Lajme

    Del një maskë e re nga një profesor kosovar, 50 të tilla i dhurohen Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 16:05

    Një profesor i inxhinierisë ka nxjerrë një model të ri të maskave mbrojtëse nga sëmundjet ngjitëse, siç është edhe COVID19.


    Shaban Buza, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës disa prej tyre sot ua ka dhuruar Komunës së Prishtinës, shkruan Reporteri.

    Nënkryetari Muhedin Nushi ka pranuar donacionin e 50 maskave mbrojtëse të cilat do të i shpërndahen personelit shëndetësorë të Komunës së Prishtinës.

    “Duke vlerësuar rrezikun nga COVID-19, Prof. Dr. Shaban Buza, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, mori nismën për prodhimin e një prototipi të kësaj maske, për të ndihmuar punëtorët shëndetësorë në Kosovë e Shqipëri, të cilët janë në vijën e parë të frontit kundër virusit. Bazuar në modelin e siguruar si rezultat i bashkëpunimit me Universitetin e Transilvanisë nga Rumania dhe Universitetin Politeknik të Valencias nga Spanja, maska prodhohet në 3D Printer nga vullnetarët të udhëhequr, në Kosovë nga Prof. Buza dhe në Tiranë nga arkitektja Dea Buza”, thuhet në një komunikatë të Komunës së Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!