Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbi vendimin e Qeverisë për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve.
Nagavci ka theksuar se në orët në vijim zyra Ligjore e VV-së do të japë te gjitha sqarimet për këtë çështje.
“Ajo që mendoj që është e mirë është qe që Gjykata ka vendos që deri në prill që ky vendim mos të hyj në fuqi. Tani besoj se shumë shpejt zyra Ligjore e Kryeministrisë do të japë sqarime për këtë çështje, por ajo çka është e rëndësishme tani, është që deri me datën 13 Prill të respektohet vendimi i Qeverisë. E rëndësishme në këto momente është të mbajmë distancën dhe largësinë mes njëri-tjetrit. Sa i përket shkeljes së Kushtetutës unë nuk mund të flas për diçka të tillë, por do të kemi kohë pasi ekspertë të fushës do të japin vlerësimet në lidhje me këtë vendim”, ka deklaruar Nagavci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.