×
  • Lajme
  • Botë

    Në Bullgari të gjithë deputetët do t’i nënshtrohen testeve për COVID-19

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 11:43

    Pasi një prej deputetëve bullgarë rezultoi pozitiv ndaj testeve për COVID-19, të gjithë deputetët e tjerë do t’i nënshtrohen testimeve si masë parandaluese.


    Ditën e djeshme kryetarja e Parlamentit, Tsveta Karayancheva u shpreh se Hasan Ademov, deputet i partisë së djathtë MRF rezultoi pozitiv ndaj është e nevojshme që të kryhen teste të tjera.

    Aktualisht Ademov ndodhet në spital ku dhe po kurohet. Gjenerali Ventsislav Mutafchiiski, shef i Selisë Qendrore të Operacioneve Kombëtare thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ditën e djeshme qeveria bullgare këshilloi të gjithë qytetarët që të mbajnë maska në vendet publike.

    Ndërkohë që nesër, parlamenti me 240 deputetë do të zhvillojë një një mbledhje për buxhetin e shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!