×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja shënon një tjetër ditë tragjike, 864 viktima brenda 24 orëve, 9,053 në total

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 12:40

    Spanja duket se nuk po gjen qetësi si pasojë e përhapjes së COVID-19.


    Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 864 viktima të reja duke e çuar në total 9,053 të vdekur.

    Ndërkohë që edhe numri i të infektuarve tashmë ka kaluar mbi 100 mijë me 6,213 raste të reja brenda 24 orëve.

    Mbi 19 mijë persona në Spanjë janë shëruar dhe tashmë janë vetizoluar për të luftuar përhapjen e COVID-19.

    Ndërkohë që numri i viktimave në Evropë ka kaluar mbi 30 mijë viktima.

    Në Belgjikë janë shënuar 828 viktima, ku 123 vetëm në 24 orët e fundit.

    Ndërkohë që numri i të infektuarve është 13 964 ku brenda 24 orëve u regjistruan 1189 raste të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!