Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar edhe një letër presidentit të vendit, Hashim Thaçit pas takimit që e patën në presidencë.
Në këtë letër Kurti ka shkruar se takimet e presidentit me liderët e partive politike nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës.
Kurti është shprehur i gatshëm që të bisedojnë lidhur me koronavirusin, megjithatë thotë se për çdo çështje tjetër mund të diskutojnë me anë të letrave.
Kujtojmë se sot Kurti para takimit i kishte dërguar një letër tjetër Thaçit, ku i kishte treguar për temat me të cilat do të bisedojnë.
/Reporteri.net/.