Nëpër të gjitha mediat botërore, siç po e shohim çdo ditë, temë aktuale është COVID-19. E gjithë bota po flet për pandeminë që po merr mijëra jetë njerëzish, Mirëpo, në një vend të botës mund të arrestohesh po të flasësh për këtë temë, transmeton Reporteri.net.
Turkmenistani ka ndaluar bisedimet rreth koronavirusit në publik, njoftoi organizata “Reporterët pa Kufij”.
“Mediat e kontrolluara nga shteti janë të detyruar të mos përdorin më këtë fjalë”, njoftoi organizata përmes një deklarate.
“Policia e veshur me rroba civile mund të arrestojë qytetarët që mbajnë maska për fytyrë ose flasin për koronavirus në rrugë, në stacionet e autobusëve ose në rreshtat para dyqaneve”, shton tutje deklarata.
Kujtojmë se mijëra njerëz po humbin jetën çdo ditë në botë si pasojë e pandemisë së koronavirusit, për të cilin nuk ka ende një vaksinë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.