Shkencëtarët në Royal College të Londrës kanë arritur në përfundimin se simptoma më e dukshme e infeksionit me koronavirus është humbja e shqisës së nuhatjes.
Sipas rezultateve të një studimi britanik, humbja e shqisës së të nuhaturit u vërejt në pothuajse 60 përqind të pacientëve, të cilët më vonë rezultuan se ishin pozitivë për COVID-19, dhe në vetëm në 18 përqind të rasteve, testimi doli negativ, transmeton Reporteri.net.
“Sipas të dhënave tona, dhe në kombinim me simptoma të tjera, mundësia e humbjes së shqisës së të nuhaturit nga Covid-19 është tre herë më e lartë te njerëzit me ndjenjën e nuhatjes, kështu që është e nevojshme që persona të tillë të izolohen për shtatë ditë për të zvogëluar përhapjen e infeksionit”, tha Tim Spector, profesor nga ky kolegj.
Ky hulumtim bëri që shkencëtarët të konkludojnë se humbja e të nuhaturit, më parë sesa ethet, është simptoma më e spikatur e infeksionit me virusin. Shkencëtarët kanë zhvilluar më tej një model për të përcaktuar, në bazë të të cilit kombinime të simptomave mund të parashikohet më saktë se një person është i infektuar me Covid-19. Këto simptoma përfshijnë humbjen e shqisës së nuhatjes dhe shijes, ethe, kollë të thatë, kequshqyerje, diarre, dhimbje barku dhe humbje të oreksit./Reporteri.net