Numri i viktimave nga pandemia e Coronavirusit në SHBA është rritur në 4090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins.
Të dhënat e përditësuara treguan se në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 189 633, me 25 023 raste të reja.
SHBA mbetet vendi me më shumë raste të regjistruara në botë, pasuar nga Spanja me 102 136 të infektuar.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New York e më pas New Jersey.
Numri i pacientëve në New York u rrit nga 67 384 në 76 049.
Ndërkaq, në New Jersey deri tani janë regjistruar 18 997 raste.
Gjithashtu New York është shteti me numrin më të madh të viktimave, gjithsej 1 714 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.