×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani: Kurti u pozicionua gabim, forcoi pozitën e Presidentit

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 21:40

    Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në KTV ka thënë se pozicionimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është i gabuar, pasi sipas tij sikur Qeveria të diktonte vullnetit e parlamentit atëherë forcohet pozita e presidentit.


    Ai thotë se pozicionimi i Kurtit rreth nenit 82.2 mund t’i shkojë atij momentalisht në favor, por jo edhe në strukturat e ardhshme.

    “Pse mendoj se Kurti e ka gabim pozicionimin. Sepse po të ishte ashtu që Qeveria ta diktojë vullnetin e parlamentit, dhe me u shpërbë çdoherë, ai e forcon së pari pozitën e presidentit. Sot atij mund t’i shkojë në favor, por nesër një strukture tjetër nuk i shkon kur të jetë një politikë më e butë, sepse atëherë i jep të drejtë presidentit me e shpërnda menjëherë”, ka thënë Hasani.

    E një gjë e tillë sipas e tij e ndryshon sistemin kushtetues, duke e bërë minimumi sistem gjysmëpresidencial.

    “E dyta, e vendos fatin e parlamentit dhe me këtë e ndryshon sistemin kushtetues. Ky sistem presidencial ose gjysmëpresidencial, e me këtë e bën minimumi sistem semipresidencial. E me këtë fatin e përfaqësuesit të popullit ia nën vë ekzekutivit dhe i cili vendoset nën mëshirën e ekzekutivit dhe jo të vetes për t’u shpërndarë. Kuvendi frymon përmes forcave politike që janë aty. Rolin kryesor për procesin e rregullt të formimit të ekzekutivit dhe organeve të tjera e ka presidenti, gjithnjë sipas procedurave”, ka thënë Hasani.

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se ky institucion ka vendosur drejt kur të martën rrëzoi vendimin e Qeverisë në detyrë për ndalim të lëvizjes së qytetarëve shkaku i përhapjes së koronavirusit.

    Ai në emisionin “Desku”, tha se arsyetimi i Gjykatës ishte i mirë.

    “Vendimi i Gjykatës rreth vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes ishte një vendim i arsyetuar mirë, e çdo vendim që është jokushtetues anulohet. Efekti i tij jokushtetues (i vendimit për lëvizjen e qytetarëve) nis pas datës 13 prill”, thotë Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!