Italia do të zgjasë masat aktuale të bllokimit që ka në fuqi deri më 13 prill, tha Kryeministri italian Giuseppe Conte në një fjalim para kombit.
“Me trishtim të plotë ua them se ne do të vazhdojmë izolimin edhe gjatë festës së Pashkëve”, tha Conte. “Ne po vërejmë efekte pozitive nga masat e kufizimit”.
“Ne e kuptojmë se po ju obligojmë të bëni një sakrificë tjetër, por kjo duhet të kuptohet nga të gjithë: nëse ndalemi së ndjekuri rregullin, të gjitha përpjekjet tona do të jenë të kota”, shtoi ai.
Conte siguroi italianët se qeveria vazhdon të ndjekë këshillat shkencore mbi evolucionin e pandemisë dhe do të fillojë të diskutojë për mënyra për të lehtësuar kufizimet në kohën e duhur.
“Sapo shohim që statistikat janë të konsoliduara dhe këshilli i ekspertëve do të na lejojë, ne do të vazhdojmë të zvogëlojmë masat”, tha kryeministri italian në fjalimin e tij.
Italia filloi së pari izolimin mbarëkombëtar më 10 mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.