×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: Irani do e paguajë rëndë nëse sulmon trupat tona

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 22:43

    Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në rrjetet sociale se janë grumbulluar të dhëna se Irani ose aleatët e tij po mendojnë një sulm ndaj trupave amerikane në Irak.


    Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Irani do të paguajë rëndë pasojat e këtij akti.

    “Pas informacioneve dhe të dhënave, Irani ose aleatët e tij po planifikojnë një sulm ndaj trupave amerikane dhe / ose pasurive në Irak. Nëse ndodh kjo, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, me të vërtetë”, shkruan presidenti Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!