Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, i ka dërguar një porosi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kohën kur vendi ka mbetur me qeveri në detyrë pas mocionit të mosbesimit ku u rrëzua qeveria Kurti.
Përmes një cicërime në Twiter, Von Cramon ka thënë se Presidenti Thaçi duhet të mendojë dy herë nëse është mençuri të shpërndahet qeveria aktuale.
“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me kushtetutën, derisa populli po vdes. Do të ishte këshilla ime. COVIDー19”, ka shkruar ajo
Në ndërkohë, Von Cramon ka uruar qeverinë e Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnja.
“Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin politik në rajon. Shpresoj se do të vlerësohet nga Këshilli i BE-së që t’i jap dritën e gjelbër Kosovës për liberalizim të vizave”, tha raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.