×
  • Lajme
  • Lajme

    60 pacientë të spitalizuar në Infektivë, 8 me oksigjenoterapi, një grua më rëndë

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 9:15

    Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), sot me datë 2 prill 2020, aty janë të spitalizuar gjithsej 60 pacientë.


    Sipas një publikimi nga QKUK, duke cituar raportin e infektologes Sadie Namani, prej tyre me Covid -19 janë gjithsej 44 raste.

    “Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativë për Covid -19”, thuhet ndër tjera.

    “Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon; 44 raste të infektuar me Covid -19, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në raport.

    Sipas Namanit, një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.

    “Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv. Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, përfundon raporti nga QKUK. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!