×
  • Lajme
  • Lajme

    Shumica e partive PRO Qeverisë së re, Thaci tregon sot qëndrimin e tij

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 14:02

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar konsultimet me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë.


    Presidenti Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Listës Serbe, Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe Kryetarin e AAK-së.

    Presidenti Thaçi është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020.

    “Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë presidenti Thaçi.

    Ai në secilin takim është shprehur se si president i vendit do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

    Edhe të gjithë përfaqësuesit e partive, kërkuan që të respektohet Kushtetuta dhe u shprehën PRO krijimit të një qeverie të re, nëse e lejon Kushtetuta.

    E presidenti Thaci, pritet që sonte të dalë me një qëndrim pas konsultimeve, për të treguar nëse do të vendos të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit ose ndonjë mandatar për Qeveri të re.

    Mbrëmë në T7, vetë Thaci tha se këtë gjë do ta konfirmojë sot, teksa shtonte se pandemia ka krijuar probleme lidhur me këtë cështje.

    Ndryshe, edhe LDK e PDK që takoi dje, u shprehën kundër zgjedhjeve dhe PRO një qeverie të re. Vetëm VV-ja po kërkon zgjedhje të reja./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!