×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti viziton ministrin e LDK-së që u mundua ta shpëtojë nga rrëzimi

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 14:26

    Pasi LDK me mocionin e saj që u mbështetë edhe nga opozita, shkarkoi Albin Kurtin, nga pozita e kryeministrit, ky i fundit nuk qëndroi duarkryq, por po atë natë e shkarkoi Avdullah Hotin nga pozita e kryeministrit.


    Kështu raportet mes ish-partnerëve të Qeverisë, u thyen krejtësisht, edhe pse Kurti nuk shkarkoi ministrat e tjerë të LDK-së.

    Megjithatë, siç duket Kurti pas shkarkimit ka ruajtur raporte të mira veç me një ministër të LDK-së. Fjala është për ministrin në detyrë të FSK-së, Anton Quni, të cilin e ka vizituar sot, shkruan Reporteri.net.

    Siç duket ruajtja e raporteve të tyre ka të bëjë me tentimin e Qunit për ta shpëtuar Kurtin nga rrëzimi në seancën e mosbesimit, përkundër se nuk ja doli.

    Ndryshe, në njoftim thuhet se ministri Quni falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe e njoftoi në pika të përgjithshme për nivelin e gatishmërisë operacionale dhe veprimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në mbështetjen e autoriteteve qendrore dhe lokale civile në përballimin e situatës së krijuar pas pandemisë së COVID-19.

    Gjithashtu, Ministri Quni, e njoftoi me objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë të Ministrisë së Mbrojtjes me fokus në rrugën përpara të realizimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së në kuadër të procesit të tranzicionit të saj. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!