Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Pas kësaj letre të presidentit Thaçi, ka reaguar nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku e cila ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nga PAN- i te PLAN-i
Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3642903045782923