×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas ankesave të qytetarëve, ministri Besnik Bislimi sqaron pakon emergjente të Qeverisë

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 16:43

    Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka dhënë sqarimin përfundimtar në lidhje me dilemat e ditëve të fundit se a janë edhe mediat e përfshira në Pakon Emergjente të miratuar nga Qeveria e Kosovës pas situatës pandemike.


    Ai ka shkruar në Facebook, se janë cekur bizneset dhe aty përfshihen edhe mediat, ndërsa ka cekur edhe pikat në Pako që tregojnë shumën e mjeteve që mund tu ndahen bizneseve ku hyjnë edhe mediat, e që është 130 euro.

    Ndryshe lidhur me shtesat, ka reaguar edhe AGK-ja, duke kërkuar ndarje për mediat.

    Njoftimi i plotë:

    Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori.

    Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon:

    Pyetje:

    A janë të përfshira mediat në pakon e masave emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës?

    SKJARIMI:

    5. Masat e pakos emergjente i dedikohen çdo punëmarrësi dhe nuk janë të specializuara për një sektorë të veçantë. Rrjedhimisht të gjitha mediat trajtohen si biznese dhe mund të përfitojnë nga masat e qeverisë (masa 3, 10, apo 14)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!