Avokati Dastid Pallaska i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth interpretimit të tij se presidentit duhet ta respektojë nenin 82.2, që thotë se presidenti mund ta shpërndaje Kuvendin pas rrëzimit të Qeverisë.
Por Pallaska, në një postim në Facebook thotë se aty flitet për mundësi e jo detyrim. Kurti e përmendi këtë gjë edhe ne postimin e para një ore.
“I pabesueshëm insistimi i Kryeministrit në ikje me Nenin 82.2 të Kushtetutës. Të krijohet përshtypja – shpresoj e gabuar – që dikush i ka thënë se kjo dispozitë kushtetuese thotë: “Albin, vetëm ti e ke mirë, pavarësisht çka shkruan në Kushtetutë!”
Po ta kishte lexuar vetë Nenin 82.2 të Kushtetutës do ta kuptonte se krejt çka kjo dispozitë përcakton është se, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë, Presidenti e ka mundësinë, por jo detyrimin, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohëshme”, ka shkruar ai/Reporteri