×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e konfirmon: Kemi dërguar 9 mjekë në veri të Kosovës

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 22:41

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se mjekë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë për të trajtuar të prekurit me koronavirus në veri të vendit.


    Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se nëntë punëtorë mjekësorë  kanë hyrë sot në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

    “Unë mund t’u them njerëzve tanë në Kosovë se ne jemi me ta, ashtu si me çdo pjesë tjetër të vendit tonë”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp.

    I pyetur për situatën epidemiologjike në komunitetet serbe në Kosovë, Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Batut Milan Jovanoviç,  tha se mbikëqyrje epidemiologjike intensive po kryhet në të gjitha pjesët e vendit.

    Ndërkohë Kossev shkruan se numri i të infektuarve me koronavirus në Mitrovicën e Veriut ka arritur në 12. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!