×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK jep detaje për gjendjen e foshnjës 5 muajshe të infektuar me Coronavirus

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 9:49

    Në mesin e 11 të infektuarve me COVID-19, në Komunën e Kamenicës, është edhe një foshnje pesë muajshe, gjendja momentale e së cilës është e mirë.


    Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Berisha.

    “Gjendja shëndetësore e foshnjës, për momentin është e mirë”, tha shkurt Berisha.

    Ndërsa, foshnja pesë muajshe është anëtare e njërës prej familjeve të fshatit Topanicë të komunës së Kamenicës, ku mbrëmë u konfirmuan 11 raste positive me COVID-19.

    Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini ka bërë me dije se në këto 11 raste, është edhe një foshnje pesë muajsh, ndërsa më i moshuari është një 72 vjeçar.

    Ai tha se rastet e reja kanë qenë të pritshme pasi qytetari i parë i infektuar ka pasur kontakt gjatë 12 ditëve deri sa e ka kuptuar që është i infektuar me COVID-19.

    Kryetari Kastrati ka folur edhe lidhur me qarkullimin e një lajmi se një person i infektuar nuk ka respektuar vet-izolimin. Ai sqaroi se personi në fjalë gjendet në Klinikën infektive dhe fotografia është bërë para disa dite.

    Ndryshe, gjithsej numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 125, 10 prej tyre janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

    Kastrati në një postim në Facebook, më vonë ka bërë me dije se janë duke u qëndruar afët familjeve të prekura me coronavirus.

    Ai tha se tashmë janë duke I furnizuar me ushqim tre herë në ditë, këto fmailje dhe se I aknë pajisur me mjete mbrojttëse e medikamente të nevojshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!