×
  • Lajme
  • Lajme

    Një grua e infektuar me coronavirus, është në gjendje të rëndë

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 10:09

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 43 pacientë.


    Sipas njoftimit, 36 janë në gjendje stabile, 6 persona kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një paciente e cila është pranuar më 25 mars është në gjendje të rëndë.

    Njoftohet se e njëjta është në ventilim mekanik, transmeton Reporteri.net

    “Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!