×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe disa pacientë të shëruar nga Coronavirusi që po trajtohen në QKUK, pritet të lirohen së shpejti

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 10:26

    Salih Ahmeti, infektolog, në Klinikën Infektive në RTK ka bërë të ditur se disa pacientë me koronavirus do të lirohen së shpejti.


    Ahmeti tha se sot 10 pacientë janë duke pritur rezultatin e testit.

    “Kosova është mirë në krahasim me vendet e tjera. Brenda disa ditëve do të lirohen disa pacientë. Dje kemi pranuar edhe një foshnjë, gjendja është e mirë fatmirësisht”, tha ai.

    Kujtojmë se në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 43 pacientë. Sipas njoftimit, 36 janë në gjendje stabile, 6 persona kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një paciente e cila është pranuar më 25 mars është në gjendje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!