Prodhimi i birrës Corona është duke u pezulluar përkohësisht në Meksikë për shkak të pandemisë coronavirus.
Grupo Modelo, kompania që e prodhon birrën, e postoi njoftimin në Tëwtter, duke thënë se ‘po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore’.
Ndërmarrja në pronësi Anheuser-Busch Inbev bën edhe birra Modelo dhe Pacifico.
Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 Prill, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Vendi ka më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje, sipas Johns Hopkins, njofton CNN transmeton Reporteri.
Grupo Modelo është gati të miratojë një plan për të “garantuar furnizimin me birrë” nëse qeveria meksikane vendos të përfshijë birrat si thelbësore.
Emri i rastësishëm i Corona birrës me virusin ndikoi në shitjen e saj.
Zyrtarë të ndryshëm thanë se shitjet e markave të saj të birrës u rritën për 8.9% në tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që u shitën më së miri. Shitjet u përshpejtuan në tre javët e para të marsit, tha kompania, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Birra dhe alkooli tjetër po rriten në shitje këtë muaj pasi amerikanët po detyrohen të izolohen./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.