×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksina kundër koronavirusit kalon me sukses testin e parë

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 23:26

    Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.


    Testimi u krye nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh të kryesuar nga profesori italian Andrea Gambotto.

    Rezultati i fazës eksperimentale tek kafshët ka qenë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.

    “Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëndësishme për imunitetin ndaj virusit”, thotë profesori italian Andrea Gambotto, transmeton oranews.

    Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikro gjilpëra që shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë ku reagimi imunitar është më i fortë.

    Proteina spike shpërndahet në epidermë pa dhimbje.Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencë së mbledhur.

    Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vaksinën PittCoVacc, që është shkurtimi i fjalëve Pittsburgh CoronaVirus Vaccine.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!