Anëtari i Kryesisë së PDK, deputeti Abelard Tahiri, ka thënë se është tepër shqetësues fakti se Beogradi zyrtar e ka futur në karantinë Mitrovicën veriore dhe Zveçanin, ndërsa ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kirti po heshtë.
Tahiri ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia.
Dekkarata e plotë e Abelard Tahirit:
Lajmi që dy Komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani, janë futur në karantinë, si dhe rreth 200 qytetarë në pesë Komuna janë detyruar të izolohen, me urdhër nga Beogradi, për shkak të pandemisë, është shqetësim tepër serioz për shtetin tonë.
Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia, por është i preokupuar dhe i obsesionuar me veten e tij dhe partinë e tij.
Por, ai duhet ta kthejë vëmendjen kah problemet reale që ka para vetes, dhe të marrë masa urgjente, t’i dërgojë në veri përfaqësuesit e institucioneve tona, qoftë të sigurisë, qoftë shëndetësore, për çkado që qytetarët e asaj pjesë kanë nevojë. Prezenca e institucioneve të Kosovës është e domosdoshme atje.
Sikur Albin Kurti vetëm gjysmën e energjisë që shpenzonte për akuzat ndaj të tjerëve në relacion me Serbinë, sa ishte në opozitë, ta vinte tash në funksion, situata në terren do të ishte ndryshe. Por, kjo është hipokrizia e tij e radhës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.