×
  • Lajme
  • Botë

    Trump: Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen edhe në kohë pandemie

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 8:21

    Pandemia e Covid-19 po ndodh në vitin ku janë paraparë të mbahen zgjedhejt presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    “Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në nëntor”, tha Trump kur ishte pyetur se a do të ndryshonte diçka për shkak të koronavirusit.

    Ai hodhi poshtë idenë e mbajtjes së votave përmes postave, në vend që të hedhin votat në qendrat e votimit, në mënyrë që të vazhdojë të zbusë rrezikun e koronavirusit, shkruan BBC.

    ”Duhet të shkoni në një stendë dhe me krenari shfaqeni veten. Nuk duhet të votohet me postë” tha ai. ”

    Ai shtoi se “të gjitha llojet e gjërave të këqija mund të ndodhin” në postë, duke pretenduar se votuesit do të mashtrojnë dhe tha se ai miraton fuqimisht votimin me një foto ID.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!