Pentagoni po blen 100,000 qese plastike për të futur kufomat e amerikanëve që humbën betejën me koronavirusin.
Këtë qese, të njohura si qese për morg, përdoren nga ushtria për mbetjet e ushtarëve të vrarë në luftime, raportoi NY Daily News, transmeton Reporteri.net.
Ato do të arrijnë përmes Agjencisë Federale të Menaxhimit të Krizave.
Kujtojmë se më shumë se 249,559 njerëz u infektuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara, me 6,047 të vdekur. Nga ata vetëm në New York, 51.809 kanë rezultuar pozitivë. Deri më tani, 1.562 njerëz kanë vdekur në qytet.
Situata është alarmante në të gjitha fushat, spitalet janë të mbipopulluar, morgu gjithashtu, mungesa e respiratorëve do të bëhet gjithashtu problem serioz në ditët në vijim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.