Sipas të dhënave më të reja të universitetit “Johns Hopkins”, 1 milion e 119 mijë persona janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, ndërsa gati 59 mijë kanë vdekur.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbetin në vendin e parë në botë me numrin e të infektuarve me mbi 278 mijë raste, ndërsa Italia ende ndodhet e para për numrin e viktimave me 14 mijë e 681 të vdekur.
Italia është e dyta në botë sa i përket shifrës së të infektuarve me gati 120 mijë raste, kurse e treta është Spanja me 119 mijë. Pas saj vijnë Gjermania me 91 mijë raste dhe Franca me 83 mijë të infektuar.
Sa i përket viktimave, pas Italisë radhitet Spanja me mbi 11 mijë të vdekur, Shtetet e Bashkuara me 7400 dhe Franca me 6500 të vdekur.
Në Kinë ka më së shumti persona të shëruar – gati 77 mijë, ndërsa pas saj radhiten Spanja me mbi 33 mijë të shëruar dhe gjermania me mbi 24 mijë.
Rastet e para të virusit të ri u regjistruan në dhjetor të vitit të kaluar në Wuhan të Kinës, ndërsa sëmundja tashmë është përhapur në 181 shtete dhe territore të ndryshme në të gjitha pjesët e botës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.