Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po zhvillon një turne në Amerikën Latine me objektivin kryesor shtimin e presionit ndaj regjimit venezuelas. Gjatë takimeve me udhëheqës jugamerikanë, Pompeo denoncoi përpjekjet e Rusisë, Iranit dhe Kubës për mbështetjen e presidentit të kontestuar Nicolas Maduro.
Pompo po ashtu denoncoi fluturim direkt Teheran-Karakas nisur javën e kaluar. Kompania ajrore, Mahan Air, është e sanksionuar nga Uashingtoni nën dyshimin se transporton pajisje ushtarake në zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Të shtunën Pompeo ndodhej në Lima të Perusë, ku takoi presidentin e Martin Vizcarra dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nestor Popolizio.
E ndërsa komuniteti ndërkombëtar shton presionin ndaj regjimit të Maduros, ky i fundit ka bërë thirrje për shtimin e radhëve të gardës civile me një milion veta deri në fund të vitit. Thirrja për zgjerimin e milicisë, e cila i përgjigjet drejtpërdrejt Maduros, vjen në një kohë kur udhëheqësi i opozitës Juan Guaidó kërkon të bindë ushtrinë ta rrëzojë Maduron me një grusht shteti. Deri tani ushtria ka qëndruar besnike.
Z. Guaidó u shpall president i përkohshëm më 23 janar, pasi parregullsive të vërejtura në rizgjedhjen e Maduros në fund të vitit 2018.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.