Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Mirjana Markoviq e veja e ish-kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, shkruan Reporteri.net.
Sipas raportimeve të mediave serbe, ajo ka vdekur rreth orës 15:00 në Rusi.
Ajo ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ka qenë e shtruar në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj është karakterizuar si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.
Në vitin 2005, Serbia lëshoi një urdhër arrest për Mirjana Markoviq, i cili është ende në fuqi. Ajo gëzonte statusin e refugjatit politik në Rusi dhe nuk mund të arrestohej aty sipas rendit të Interpolit serb.
Ajo konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore, nga politikat e të cilit më së keqi e pësuan shqiptarët, boshnjakët e kroatët. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.