Gjykata e Milanos ka lënë në burg të dyshuarit që vranë dhe murosën një shqiptar 6 vite më parë në Itali. Urdhëri për ekzekutimin makabër të shqiptarit dyshohet se e dha ish e dashura e tij për shkaqe hakmarrëse.
Gjykata e Milanos ka hedhur poshtë kërkesën e katër të dyshuarve italian për vrasjen makabër të një shtetasi shqiptar në provincën e Senagos.
Gjykata e ka mohuar kërkesën e tyre pasi thuhet se ka prova të mjaftueshme të cilat përfshijnë katër italianët në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit në një vilë në Senego.
Trupi i shqiptarit të identifikuar si shtetasi, Astrit Lamaj u gjet më 19 Janar të këtij viti, ku gjatë një rikonstruksioni që po i bëhej një vile antike në komunën Senago në provincën e Milanos, shkruan shqiptarja.com.
Sipas hetuesve ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 ku urdhërin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi.
Më pas tre ekzekutorët kanë kapur Astrit Lamajt dhe e kanë mbytur me një litar. Pasi e kanë vrarë, ekzekutorët e kanë murosur në vilën ku u gjet në janar të këtij viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.