×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në Vlorë dhe Sarandë e “harrojnë” koronavirusin, dalin shëtitje në breg të detit

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 18:21

    Banorët e qyteteve bregdetare neglizhuan mavisht masat kundër përhapjes së Koronavirusit dhe vërshuan për disa orë buzë detit.


    Shëtitoret e Sarandës e Vlorës u mbushën me njerëz nga të gjitha moshat, mes të cilëve edhe shumë pensionistë që nuk mund të përfitojnë as lejen digjitale të lëvizjes.

    Kjo ishte pamja e lungomares në Vlorë këtë të premte gjatë orarit të lejimit të lëvizjes.

    Një pjesë e qytetarëve shkelen plotësisht masat parandaluese të koronavirusit dhe dolën në rrugë, raporton Ora.

    Të rinj e të moshuar u panë buzë detit e të tjerë në shëtitore e rrugët e qytetit bregdetar.

    Të shumtë ishin pensionistë që thonë se lëvizin pa lejen e posaçme digjitale, duke përfituar edhe nga kontrollet e pakta të policisë gjatë orëve të paradites.

    Pazaret e ditës apo thjeshtë një xhiro për të larguar stresin e situatës ishin mes argumenteve që përdorin më së shumti për të legjitimuar lëvizjet.

    Saranda mbetet zyrtarisht e paprekur nga koronavirusi, ndërsa të moti i miri ka shtuar lëvizjen në qytetin bregdetar.

    Të shumtë ishin ata që i shfrytëzuan orët e lirisë për shëtitje buzë detit, ku neglizhuan edhe masat parandaluese.

    Situata në qytetet bregdetare ndryshon pas orës 13:00.

    Qytetarët masivisht kthehen në shtëpi, dhe në rrugë del policia me ushtrinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!