×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk ka rritje të interesit për ata që shtyjnë kreditë

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 18:25

    Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku përfundimisht është sqaruar se bankat komerciale që veprojnë në vend nuk mund të aplikojnë interes shtesë për periudhën e shtyrjes së kredisë gjatë kohës së pandemisë.


    Përmes një postimi në profiline tij nw Facebook, Rukiqi thotë po ashtu se interesi i rregullt duhet të përllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë në një periudhë 12 mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë.

    Shkrimi i plotë:

    Sot bashke me Drejtorin e OEAK, z. Arian Zeka, kemi mbajtur takimin e rradhes me Guvernatorin e Bankes Qendrore te Kosoves, z. Fehmi Mehmeti dhe perfundimisht e kemi sqaruar qe:

    – Bankat nuk mund te aplikojne interes ndershkues, per periudhen e shtyrjes se kredise;

    – Interesi i rregullt duhet te perllogaritet, por i njejti duhet te paguhet, i shperndare, ne nje periudhe 12 mujore, prej momentit te rifillimit te pageses se kredise;

    – Ne asnje rast, vonesa per shkak te krizes, nuk do te ndikon ne prishjen e rejtingut, te asnje klienti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!