×
  • Lajme
  • Botë

    Fisi i Amazonës i izoluar historikisht nga mikrobet, rrezikon të shuhet nga koronavirusi

    Reporteri
    11 Prill 2020 | 9:31

    Brazili ka njoftuar rastin e parë me koronavirusit në fisin e largët të quajtur Yanomami, një grup indigjen i Amazonës i njohur për largësinë dhe prekshmërinë ndaj sëmundjeve të ndryshme.


    Pacienti i parë është një djalë 15-vjeç, i cili ndodhet në terapi intensive në një spital në Boa Vista, në kryeqytetin e Roraima, thanë zyrtarët.

    “Sot konfirmuam një rast në fisin Yanomami, i cili është shumë shqetësues”, tha Ministri i Shëndetësisë Luiz Henrique Mandetta në një konferencë shtypi të Mërkurën.

    “Ne duhet të jemi trefish të kujdesshëm me komunitetet Indigjene, veçanërisht me ato që kanë shumë pak kontakte me botën e jashtme.”

    Brazili ka konfirmuar të paktën shtatë raste me koronavirus në mesin e popullsisë autoktone, sipas gazetës, Globo.

    E para ishte një vajzë 20-vjeçare nga grupi etnik Kokama, e cila rezultoi pozitive një javë më parë.

    Brazili është shtëpia e rreth 800,000 njerëzve indigjenë, ku formojnë mbi 300 grupe etnike.

    Fisi i Yanomamit, të cilët njihen për pikturimin e fytyrës dhe shpimin e ndërlikuar të saj, përbëhet nga rreth 27,000 pjestarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!